E konservuar në kohë dhe hapësirë prej pothuaj tridhjetë vitesh, vila e ish-diktatorit qëndron e paprekur. Cine Tarkovsky kërkon të propozojë nga artistë të rinj për të rinj vendas, zhveshjen e këtij objekti prej ideologjisë së atij që e jetoi apo atij që e porositi, duke e transformuar atë mes artit.
“Duhet investuar ëndërrimi. Duket surreale që Fituesi i Kanës të na vizitojë vetëm 3 muaj pas fitores. Por ai do të vijë. Ngjan e pabesueshme që një vilë e izoluar ku Enver Hoxha jetoi e vdiq do kthehet në kinema. Por do të ndodhë. Këto ngjarje janë jashtë linjës së zakontë të ngjarjeve të Shqipërisë. Ështe një vend i ngrohtë ky, por njerëzit janë të varfër e të lodhur nga tranzicioni, krijuesit e rinj nuk kanë mjete financimi të qëndrueshme, e ndoshta, duke prezantuar historinë e Vasilit që me zero para fitoi Palmën e Artë në Kanë, do të shërbejmë si një strehë për ata që ëndërrojnë. Kjo nuk është utopi. Ne na duhet ëndërrimi.”
/Cine Tarkovsky